Lidhje

Presidenti Obama reagon ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë


Gjykata e Lartë votoi të enjten 5 me 4 në favor të dhënies fund të kufizimit prej disa dekadash lidhur me financimet e korporatave dhe sindikatave të punonjësve në fushatat elektorale. Vendimi përmbys një marrëveshje të marrë shumë kohë më parë që qeveria mund të ndalojë korporatat dhe sindikatat që të përdorin paratë e tyre për të financuar reklamat në fushata elektorale.

Opinioni i shumicës së gjykatës thotë se ligji i vjetër dhunoi të drejtat lirisë së shprehjes. Nderkohë, presidenti Obama në fjalimin e tij të përjavshëm në radio dhe internet e kritikoi ashpër vendimin, duke e quajtur atë shkatërrimtar për interesin e publikut.

<!-- IMAGE -->

“Ky vendim, hap portat e shkarkimit për sasi të pakufiuzara parashë nga interesat speciale në demokracinë tonë. U jep mundësi të reja lobistëve të interesave speciale për të shpenzuar miliona për të reklamuar, që tu mbushin mendjen zyrtarëve të zgjedhur për të votuar në mbështetje të tyre, ose për të ndëshkuar ata që nuk pranojnë.”

Zoti Obama thotë se vendimi është një goditje e fortë ndaj përpjekjeve të administratës së tij për të frenuar influencën e korporatave, dhe do të vështiresojë edhe më tej përpjekjet e tij për të reformuar sistemin amerikan të kujdesit shëndetësor.

“Do ta vështiresojë edhe më tej miratimin e ligjeve të arsyeshëm për të promovuar pavarësinë energjitike sepse edhe korporatat e huaja do të lejohen të përzihen në zgjedhjet tona. Do ti japë industrisë së siguracioneve për shëndetin edhe më shumë mundësi për tu rezistuar reformave që do të mbronin pacientët.”

Presidenti thotë se do të hartojë një legjislacion për të dobësuar efektet e vendimit të gjykatës së lartë.

“Me arritjen e vendimit të gjykatës, e instruktova administratën që të fillojë punën menjëherë me anëtarët e Kongresit që duan të luftojnë për popullin amerikan për të hartuar një reagim të fortë dypartiak ndaj këtij vendimi. Ja kemi filluar kësaj pune dhe do të ketë përparësi derisa të riparojmë dëmtimet që janë bërë.”

Vendimi i Gjykatës së Lartë ishte pengesa e dytë politike për presidentin Obama brenda një jave. Të martën, votuesit në shtetin e Masaçusets zgjodhën republikanin Skot Broun për të zënë një vend në Senat të cilin demokratët e patën mbajtur për disa dekada. Humbja është parë si një pengesë serioze ndaj përpjekjeve të presidentit Obama për reformimin e kujdesit shëndetësor.

Në mesazhin javor të Partisë Republikane, udhëheqësi i pakisës në Dhomën e Përfaqesuesve, Xhon Bohner thotë se përqendrimi i presidentit Obama tek reforma për kujdesin shëndetësor po e përkeqëson papunësinë e vendit që kap shifrën prej 10 përqindësh.

“Shteti im, Ohajo, ka përjetuar nëntë muaj rrjesht papunësinë më të madhe dhe për pjesën më të mirë të kësaj kohe, demokratët në Uashington janë fokusuar në reformën për kujdesin shëndetësor ku e gjithë qeveria është përqendruar, ndaj familjet amerikane nuk mund ta përballojnë dhe nuk e duan atë.”

Republikani Bohner thotë se ndërkohë që rrezikohet iniciativa e presidentit për kujdesin shëndetësor, demokratët në Kongres mesa duket do të arrijnë marrëveshje të shrembëra dhe blejnë vota.//kh//

XS
SM
MD
LG