Lidhje

Shtyhet mbajtja e zgjedhjeve parlamentare në Afganistan


Komisioni i Pavarur i Zgjedhjeve në Afganistan thotë se po i shtyn zgjedhjet parlamentare të këtij viti për shkak të shqetësimeve për sigurinë dhe mungesën e fondeve.

Komisioneri i zgjedhejve, Fazil Ahmed Manawi, tha sot se votimet do të mbahen mes datave 22 maj dhe 18 shtrator. Një zyrtar i zgjedhjeve tha se komisioni nuk ka 120 milionë dollarët që i duhen për të organizuar dhe mbajtur zgjedhjet.

Komuniteti ndërkombëtar shpenzoi më shumë se 220 milionë dollarë për zgjedhjet presidenciale në Afganistan në muajin gusht, që u karakterizuan nga manipulime në shkallë të gjerë.

Ndërkaq, Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, u nis sot për në Turqi, në ndalesën e parë të një turneu gjatë të cilit do të shkojë në Berlin dhe Londër.

Zoti Karzai ka në plan të takohet me Presidentin e Pakistanit, Asif Ali Zardari në Ankara për të diskutuar mënyrat si të luftohen më mirë terroristët që veprojnë përgjatë kufirit mes dy veneve. Ai do të talohet më pas me Kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel, para se të marrë pjesë në konferencën për Afganistanin nga fundi i javës së ardhëshme në Britaninë e Madhe. //iç//

XS
SM
MD
LG