Lidhje

Presidenti Obama në prag të fjalimit drejtuar vendit


<!-- IMAGE -->

Zyrtarët e Shtepisë së Bardhë thonë se e kuptojnë situatën e krijuar në vend. Ndihmësi kryesor i presidentit thotë se zotit Obama i është dashur të ndërmarrë veprime jo popullore për të trajtuar një krizë ekonomike që askush nuk e priste kur ai erdhi në Shtepinë e Bardhë. Dejvid Aksellrod thotë se e kishte paralajmëruar presidentin qysh herët se mbështetja e publikut mund të binte.

“I thashë një vit më parë, zoti president përqindja për mbështetjen do të përkeqësohet pas një viti krahasur me tani sepse juve nuk mund të qeverisni në një ekonomi si kjo pa krijuar pakënaqësi të mëdha.”

Zoti Aksellrod i tha programit televiziv This Week të kanalit ABC se ai beson se presidenti bëri atë që duhej.

“Nuk pendohem për këtë. Mendoj se historia do të tregojë se presidenti i Shteteve të Bashkuara zbatoi detyrën e tij.”

Por nga ana tjetër, republikanët thonë se fitorja e Skot Braun në shtetin që zakonisht ka anuar nga demokratët, Masaçusets, tregon se shumica e publikut nuk është dakord me politikat e presidentit- kryesisht fushatës së tij për të kaluar në Kongres legjislacionin për rishikimin e sistemit të kujdesit shëndetësor të vendit.

Në programin Meet the Press të kanalit televiziv NBC, udhëheqësi i pakicës republikane në Senatin amerikan, Miç Mekonell, tha se anketat tregojnë se votat në Masaçuesets kishin të bënin kryesisht me reformën e kujdesit shëndetësor.

“Populli amerikan korri një fitore në Masaçusets. Dhe mesazhi që ata na dërguan është- ndaloni dhe filloni nga e para.”

Një nga këshilltaret kryesore të presidentit Obama, Valeri Xharret, e bën të qartë se zoti Obam nuk e ka ndërmen të dorëzohet. Edhe ajo ishte e ftuar në programin televiziv Meet the Press.

“Presidenti gjithnjë do të bëjë të pamundurën për popullin amerikan. Ai nuk do të dorëzohet si rezultat i zgjedhjeve në Masaçusets.”

Por ndërkohë ka shenja të vogla në rritje për ndryshime në Shtepinë e Bardhë dhe në qendrën e Partisë Demokratike pas zgjedhjeve në Masaçusets. Njeriu që drejtoi fushatën e suksesshme presidenciale të zotit Obama, Dejvid Pouf, do të ndihmojë Partinë Demokrate që të përgatitet për zgjedhjet kogresionale në nentor.

Ndërkohë, presidenti Obama po bën përpjekje të shumta që ti tregojë popullit amerikan se politikat e tij mund të bëjnë ndryshime pozitive në jetët e tyre, kryesisht kur flitet për krijimin e vendeve të punës.

Një nga këshilltaret kryesore të presidentit Obama, Valeri Xharret, lë të kuptohet se kjo do të jetë pika kryesore e fjalimit të presidentit kur ai ti drejtohet vendit me 27 janar para Kongresit amerikan.

“ ...ai do të parashtrojë pikësynimet e tij kryesore që do të fokusohen tek klasa e mesme...kjo shtresë po përballet me vështiresi të mëdha, ata janë të irrituar dhe zemëruar.”

Presidenti Obama do ti drejtohet popullit amerikan përmes një fjalimi të transmetuar drejtpërdrejt në televizion mbrëmjen e së mërkurës. //kh//

XS
SM
MD
LG