Lidhje

Shkodër: Vazhdon procesi i verifikimit të dëmeve nga përmbytjet


Në Shkodër, prej dy ditësh ka nisur verifikimi dhe vlerësimi i dëmeve të shkatuara nga përmbytjet masive të këtij fillim-viti, që shoqëruan rreshjet e shumta dhe shkarkimet e detyruara nga tre hidrocentralet e Kaskadës së Lumit Drin. Disa ditë më parë, Prokuroria e Shkodrës nisi një proces verifikimi mbi shkaqet që sollën përmbytjet në 9 komunat e zonës se Nënshkodrës si dhe në disa lagje periferike te qytetit. Ndërsa sot në mesditë, në këtë Prokurori ishte për rreth dy orë, për të dhënë sqarime në lidhje me menaxhimin e shkarkimeve nga hidrocentralet e Drinit, Drejtori i Koorporatës Elektroenergjitike, Muharrem Stojku, veprim i cili lë të kuptohet se kjo Prokuroria ka nisur tashmë nje proces hetimi mbi shkaqet që sollën përmbytjet masive në Shkodër. Ndërkohë, nga verifikimet e para që po kryhen ne terren, vleresohet se jane shumë të medha dëmet materiale të shkatuara nga përmbytjet.

XS
SM
MD
LG