Lidhje

FMN, BE dhe huaja prej $1.4 miliardë për Rumaninë


FMN-ja dhe Bashkimi Evropian thanë sot se do të rifillojnë ta japin huanë prej 1,4 miliardë dollarësh për të ndihmuar ekonominë e Rumanisë. FMN-ja, BE dhe Banka Botërore e pezulluan ndihmën ndaj Bukureshtit në muajin nëntor, gjatë një krize politike që e paralizoi vendin.

Presidenti rumun Trajan Bësesku u rizgjodh në dhjetor. Ai ka premtuar se do ta nxjerrë Rumaninë nga kriza politike dhe ekonomike, do të çrrënjosë korrupsionin dhe do të rikthejë besimin e publikut.

Rumania është prekur, ashtu sikurse edhe vende të tjera të Evropës Lindore, nga recesioni global i ekonomisë dhe ka nevojë për ndihmë monetare, për ekuilibrimin e buxhetit të 2010-ës. //iç//

XS
SM
MD
LG