Lidhje

Rusia dhe SHBA mund të arrijnë një marrëveshje të re START


Ministria e Jashtme ruse thotë se Rusia dhe negociatorët amerikanë mund të arrijnë një marrëveshje për një traktat të ri bërthamor për pakësimin e arsenalit brenda disa javësh.

Ky vlerësim u bë sot në Moskë nga një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme që i quajti bisedimet dypalëshe të kohëve të fundit për një traktat të ri për reduktimin e armëve strategjike të suksesshme dhe produktive. Departamenti amerikan i Shtetit dha një vlerësim të ngjashëm dje.

Moska dhe Uashingtoni kanë negociuar një marrëveshje që të pasojë traktatin e vitit 1991 afati i të cilit skadoi në dhjetor. Të dyja palët kanë rënë dakord që të respektojnë klauzolat dhe protokollin e vjetër ndërsa bisedimet vazhdojnë për zëvendësimin e tij.

Kryeministri rus Vladimir Putin tha muajin e kaluar se pengesa kryesore për një traktat të ri janë planet e Uashingtonit për një sistem të mbrojtjes nga raketat në Evropë. //iç//

XS
SM
MD
LG