Lidhje

Bosh:  Politikanët shqiptarë mund  të gjejnë kompromis


Drejtuesi i Zyrës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Robert Bosh deklaroi sot se ndërkombëtarët kanë shpresa që politikanët shqiptarë të gjejnë vetë një zgjidhje kompromisi për situatën e vështirë të krijuar.

Ambasadori Bosch tha se kishte besim që projekt-rezoluta e Këshillit të Europës, e cila do të miratohet këtë javë në Strasburg, do të krijojë një situatë që partitë do të mblidhen së bashku.

Drejtuesi i OSBE-së për Shqipërinë, Robert Bosch tha se palët duhet të zbatojnë rekomandimin që do të jepet nga Këshilli i Europës dhe se kompromisi duhet të gjendet së bashku.

Ambasadori Bosch vlerësoi faktin që Këshilli i Europës i ka dhënë një rol presidentit Topi në këtë çështje, duke shprehur besimin se ai do të dalë mbi palët për të gjetur një kompromis që të jetë në përputhje me Kushtetutën. (ze)

XS
SM
MD
LG