Lidhje

Xhons  thekson qendrimin amerikan për  veriun e Kosovës


Shtetet e Bashkuara e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe janë të angazhuara në integritetin e saj teritorial, tha zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Stuart Xhones në një intervistë me seksionin serb të Zërit të Amerikës.

“Kosova nuk është një rajon për të cilin ne do të mbështesnim ndarjen apo ndonjë skenar të jashtëzakonëm”, thotë zoti Xhons, “por Shtetet e Bashkuara mbështesin integrimin e veriut në institucionet e Kosovës dhe janë të mendimit se është e rëndësishme për Prishtinën ta bëjë popullatën serbe që jeton në pjesën veriore të Kosovës të ndjehet pjesë e saj dhe të investojë në prosperitetin e kësaj republike të re”.

Është gjithashtu në interes të Beogradit, tha më tej zoti Xhons, të punojë me njerëzit që jetojnë në atë rajon të gjejnë zgjidhje praktike për të përmirësuar standardin e tyre për një jetë më të begatë.//ç//

XS
SM
MD
LG