Lidhje

Kompania "Apple" paraqet prodhimin e ri të I-Pod


Pas shumë spekullimeve, drejtori ekzekutiv i firmës Apple Stiv Xhobs, prezantoi dje prodhimin më të ri të kompanisë, i-Pad. Kjo paisje elektronike do t’u mundësojë përdoruesve të kenë qasje në internet, të dëgjojnë muzikë, të shohin filma etj.

Kompania Apple e ka mbajtur prodhimin e tij të ri të fshehtë deri tani. Drejtori ekzekutiv Stiv Xhobs e përshkruan i-Padin si një mjet që mund të bëjë shumë më tepër se sa pajisjet e tjera të vogla elektronike që janë në treg.

Analistët e teknologjisë thonë se tani është koha e përshtatshme që Apple të nxjerrë në treg versionin e ri të një tabele elektronike.

James McQuivey, nga "Forrester research" thotë:

“Nëse kompania Apple do të priste ta nxirrte në treg këtë produkt vitin e ardhshëm, ata nuk do të përfitonin nga rreth 6 milion blerës që kanë para dhe duan të kenë një produkt më efikas në duart e tyre.”

Përdoruesit e iPad-it mund të përdorin internetin, të marrin dhe dërgojnë mesazhe elektronike, të luajnë lojëra, të dëgjojnë muzikë, të shohin fotografi, filma dhe programe televizive.

iPadi peshon vetëm 680 gram, është mbi një centimetër i trashë.

Prodhimi i ri i firmës Apple kushton nga 499 dollarë deri në mbi 800 dollarë. Kompania Apple shpreson që iPadi do të jetë po aq, ose më popullor se sa iPodi, iPhone dhe laptopet e tij.

Tabelat elektronike kanë dalë në treg që prej një dekade por nuk janë shitur shumë në një treg të mbushur me produkte të teknologjisë së lartë.

Kompania Apple thotë se iPadi është më i mirë se çdo produkt tjetër që është tani në treg. Dhe kompania do ta shohë interesin e konsumatorëve pas 60 ditëve kur iPadi të dalë në treg për shitje. //mm//

XS
SM
MD
LG