Lidhje

Kosovë: Strategjia për veriun e vendit


Në Kosovë, drejtuesit e qeverisë bënë thirrje që debatet mbi strategjinë për integrimin e veriut të jenë të kujdesshme për të mos nxitur reagimin e komunitetit serb. Komentet e tyre pasuan kërkesat për debat në Parlamentin e Kosovës mbi këtë strategji e cila synon vendosjen e sundimit të ligjit dhe shuarjen e strukturave paralele në veriun e vendit. Strategjia e cila ende nuk është krejt e njohur për opinionin është mbështetur fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara dhe një pjesë e vendeve të Bashkimit Evropian, ndërsa kundërshtohet ashpër nga Beogradi.

XS
SM
MD
LG