Lidhje

KE, thirrje qeverisë dhe opozitës shqiptare të zgjidhin problemet


Në Strasburg Asambleja e Këshillit të Europes miratoi pas diskutimeve të sotme një rezolutë lidhur me situaten politike në Shqipëri.

Në rezolutë i bëhet thirrje qeverisë dhe opozitës shqiptare t'i japin fund mosmarrëveshjeve aktuale politike dhe të marrin përgjegjësitë e tyre që të vazhdojnë me reformat jetike.

Dokumenti i hartuar pas vizitës së dy reporterëve në Shqipëri, i kërkon qeverisë të ngrejë pa vonesa një komision parlamentar për hetimin e zgjedhjeve të qershorit 2009 dhe opozitës të kthehet në parlament e të marrë pjesë plotësisht në punimet e tij.

Autorët e projekt rezolutës propozojnë një tryezë të gjerë të partive politike për gjetjen e një zgjidhjeje si dhe mundësinë e ndërmjetësimit nga ana e presidentit Bamir Topi.

XS
SM
MD
LG