Lidhje

Mel Gibson rikthehet në ekranin e gjerë me filmin "Edge of Darknes"


Beniko del Toro, i rikthehet ekranit të gjerë me filmin "The Wolfman". Filmi klasik horror është krejtësisht i ndryshëm ngainterpretimi i mëparshëm i filmi "Che".

Del Toro interpreton në këtë film rolin e Lawrence Talbotit, i quajtur delja e zezë e familjes, i cili kthehet në shtëpinë e paraardhësve të tij në Angli, mbasi vëllai i tij vritet dhe masakrohet nga një bishë misterioze.

Së bashku me të fejuarën e të vëllait të tij, interpetuar nga Emili Blunt, ai vendos që të hakmerret për këtë vrasje.

Aktorja britanike tha në një konferencë shtypi në Romë, përpara premierës së filmit, se ajo u përpoq që t'a sillte rolin e saj, sa më simpatik përpara shikuesit.

<!-- IMAGE -->

Për del Toron, një nga aspekte që e ka mahnitur në film, ka qenë interpretimi krahas sër Anthony Hopkins.

" Kur punon me një aktor të tillë, thjesht shikon atë si interpreton, lehtësinë se si thotë skenarin, aq sa është kaq e qartë, e thjeshtë, saqë duket sikur gjthçka është aty, dhe është shumë emocionuese. Dua që të jem një aktor i tillë një ditë, por e di që duhet shumë punë që të arrij atje", thotë aktori me origjinë meksikane.

Nga dita e sotme, filmi "the Wolfman", del në kinematë amerikane.

2. Filmi "The last station" ka nisur paraqitjen nëpër kinematë botërore. Në të trajtohen vite e fundit të jetës së shkrimtari të madh Leo Tolstoi, bazuar në romanin biografik të vitit 1900 shkruar nga Jay Parini.

<!-- IMAGE -->

Aktorët kryesorë filmit Helen Mirren dhe Kristofer Plumer, janë kandiduar për çmime në mjaft aktivitete ndërkombëtare kinematografike.

Helen Mirren interpreton Sofinë, bashkëshorten prej 48 vitesh të shkrimtarit të madh, vitet e fundit të të silit mund të cilësohen si vetëm luftë, dhe jo paqe.

Në këtë filmi interpretojnë dhe aktorët James McAvoy dhe bashkëshortja e tij Anne Marie Duff.

3. Mel Gibson rikthehet pas 7 vjet e gjysëm në ekranin e gjerë me filmin " Edge of Darknes". Mbas filmit të tij të funidit "Signs", i cili trajtonte një pushtim të mundshëm nga alienët, dhe punës si regjizor në filmin e diskutuar " Pasioni i Krishtit" në vitin 2004 apo "Apocalypto" në vitin 2006, ai rikthehet në ekran si një polic në Boston, që kërkon të hakmerret për vrasjen e vajzës së tij 24 vjeçare.

<!-- IMAGE -->

54 vjeçari Gibson thotë se rikthimi vjen në një moment kur ai mendon se ka arsye për t'u kthyer.

Ndërsa producenti i filmit Graham King, thotë se të punosh me Gibson është diçka jo e zakontë. "Unë kam punuar me yje të mëdhenj të kinemasë. Por prania e Mel Gibson në sheshin e xhirimeve, grumbullon njerëz shumë më shumë nga ç'më ka ndodhur me filmin "Departed" për Xhek Nikolson, apo Di Caprion apo Met Demon."

Regjizori Martin Campbell, i cili ka punuar me filmin "Casino Royal", thotë se është mjaft e lehtë të punosh me Gibsonin:

"Ai është i thjeshtë dhe i orientuar. Është thjesht aktori në shesh xhirim. Nuk është regjizori apo producenti, është thjesht dhe vetëm aktor".

Nga sot ky film, del në kinematë amerikane, Britaninë e Madhe, Brazil dhe Kanada. //mm//


XS
SM
MD
LG