Lidhje

Obama kërkon mbështetjen e publikut


<!-- IMAGE -->

Presidenti amerikan Barak Obama po i jep shtytje çështjeve të përmenduara gjatë fjalimit të tij për gjendjen e vendit, duke nxitur publikun të përkrah politikat e tij gjatë një periudhe të ngarkuar politike në Uashington.

Është e zakonshme që presidenti amerikan të zhvillojë vizita në vend një ditë pas fjalimit të tij mbi gjendjen e vendit. Gjatë paraqitjeve në qytete të mëdha dhe të vogla, ata bëjnë përpjekje për të nxitur mbështetje për politikat dhe programet të theksuara gjatë fjalimit të adresuar para Kongresit dhe të gjithë vendit.

Presidenti Obama zgjodhi të udhëtoi për në Tampa të shtetit Florida ku ai bëri komente jo zyrtare dhe u përgjigjë pyetjeve gjatë një takimi në një universitet vendor.

Ai përsëriti temat e dyfishta të fjalimit të tij për gjendjen e vendit, duke nënvizuar angazhimin e tij për të rindërtuar ekonominë, ndërkohë që në të njejtën kohë bënë përpjekje për të tejkaluar të ashtuquajturën ‘defiçit të besimit në Uashington.”

“Ne nuk do të pushojmë deri sa ta kemi rindërtuar ekonominë në të cilën puna e palodhshme dhe përgjegjësia shpërblehet dhe bizeneset fillojnë të hapin vende pune dhe pagat fillojnë të ngriten prap dhe shtresa e mesme do të arrijë të qëndrojnë përsëri në këmbë”

Presidenti theksoi se krijimi i vendeve të punës është në krye të agjendës së tij për 2010. Ai u përqendrua në një përpjekje të veçant-- program qeveritar për të investuar 8 bilion dollarë në fonde të cilat do të përdorën për projekte të ndërtimit të linjave me trena shumë të shpejtë në të gjithë vendin. Njëra nga linjat e para do të lidh qytetin Tampa me qytetet e tjera të shtetit Florida—duke krijuar vende të reja pune në sektorin e ndërtimit dhe ofrimin e një infrastrukture më të efektshme dhe moderne.

“Ne duam të fillojmë duke shiquar më largë në shekullin 21. Dhe ne duam ti themi vetës se nuk ka asnjë arsye përse vendet e tjera mund të ndërtojnë linja të trenave të shpejtë dhe ne nuk mundemi. Për këtë arsye, kjo do të ndodhë mu këtu në Tampa!”

Shumica e pyetjeve me të cilat u ballafaqua presidenti Obama gjatë vizitës së tij në Universitetin Tampa kishin të bëjnë me ekonominë dhe çështje të ngjashme. Por mes këtyre pyetjeve ishte edhe apeli i një gruaje të re e cila bëri thirrje për përparim në procesin e paqes për Lindjen e Mesme dhe ndihmë për palestinezët.

Presidenti nuk përmendi mosmarrëveshjet mes Izraelit dhe palestinezëve gjatë fjalimit të tij për gjendjen e vendit. Por në Tampa ai foli më gjërë për përpjekjet e gjata dhe të ndërlikuara për paqen atje. Ai foli për lidhjet e Shteteve të Bashkuara me Izraelin duke shtuar se Shtetet e Bashkuara duhet tu kushtojnë vëmendje fatkeqësisë së palestinezëve.

“ Ne duhet të njohim se palestinezët dhe izraelitët kanë aspirata legjitime dhe ato mund të realizohen më së miri në se Shtetet e Bashkuara i ndihmojnë ata të kuptojnë njëri tjetrin në vend që të urrejnë njëri tjetrin.”

Sot presidenti Obama do të vazhdojë me vizita në vend për të nxitur përkrahje për fjalimit të tij për gjendjen e vendit me ndalesa në Baltimore të shtetit Mariland. Ai do të nxisë politikat e tij për të ndihmuar bizneset e vogla dhe do të adresojë një takim të anëtarëve republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve.

XS
SM
MD
LG