Lidhje

140 milionë dollarë për ripajtimin në Afganistan


Një konferencë ndërkombëtare për stabilizimin e Afganistanit përfundoi në Londër me një angazhim të delegatëve për të kontribuar më shumë se 140 milionë dollarë në një fond të ngritur për të riintegruar militantët talebanë në shoqërinë afgane.


Sekretari i Jashtëm britanik David Miliband njoftoi premtimin dje në përfundim të takimit njëditor ku morrën pjesë delegatë nga rreth 70 vende.


Kryeministri britanik Gordon Brown tha se fondi i ri do të financojë programe të ripajtimit dhe do të japë alternativa ekonomike për ata që nuk kanë asnjë mundësi.

Presidenti afgan Hamid Karzai tha se do të thërrasë një këshill të paqes me përbërjen e udhëheqësve fisnorë ku do të ftojë anëtarë të Talebanit për të diskutuar ripajtimin në Afganistan.

Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të mbështesë përpjekjet dhe i kërkojë Arabisë Saudite dhe Pakistanit të ndihmojë procesin e paqes.

Një zyrtar i Kombeve të Bashkuara tha dje se anëtarë të udhëheqjes talebane ishin takuar fshehtaz me përfaqësuesin e OKBsë për Afganistanin Kai Aide për të diskutuar mundësinë e fillimit të bisedimeve të paqes me qeverinë.

Një zyrtar i paidentifikuar i OKB-së tha se takimi është zhvilluar më 8 janar në Dubai me kërkesë të militantëve. Më parë, Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillari Klinton, iu tha delegatëve se plani i riintegrimit i Presidentit afgan Hamid Karzai, për të riintegruar militantët talebanë , mund të sjellë stabilitet dhe siguri më të madhe në vend.

Klinton tha se ndërmarrjet e sakta, ku pjestarë të nivelit të ulët apo të mesëm të Talibanit mund të bëhen pjesë e demokracisë së vendit, vetëm nëse dënojnë dhunën dhe pranojnë kushtetutën e Afganstanit.

XS
SM
MD
LG