Lidhje

Klinton në Paris: SHBA  dhe Evropa të forcojnë partneritetin


Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton tha sot në Paris se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa duhet të modernizojnë dhe forcojnë partneritetin mes tyre për të përballuar sfidat e reja të shekullit të 21-të.

Zonja Klinton u takua me Presidentin francez Nikola Sarkozi, me të cilin bisedoi para një fjalimi që mbajti në kryeqytetin francez.

Sekretarja Klinton tha se qëndrimet e reja janë të nevojshme për t’u bërë ballë rreziqeve të reja, si terrorizmi, sulmet në internet, ndryshimet e klimës dhe kërcënimet ndaj furnizimeve me energji të Evropës.

Ajo i hodhi poshtë shqetësimet se Evropa ka rënë në listen e përparësive të administratës së Presidentit Obama, duke e quajtur sigurinë evropiane një spirancë të politikës së jashtme evropiane.

Zonja Klinton foli edhe për marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Rusinë, duke thënë se administrata e Presidentit Obama është krenare për përparimin që kanë arritur vendet gjatë vitit të fundit.

Në fjalim, Sekretarja Klinton tha se Shtetet e Bashkuara po punojnë për të zgjeruar zonën e demokracisë dhe qëndrueshmërisë në gjithë Evropën, duke theksuar përpjekjet në Ballkan, Ukrainë, Kaukaze dhe Qipro.

XS
SM
MD
LG