Lidhje

Shtetet e Bashkuara mbrojnë planet për t’i shitur pajisje ushtarake Tajvanit


<!-- IMAGE -->

Shtetet e Bashkuara mbrojtën sot planet për t’i shitur pajisje ushtarake Tajvanit, pas kërcënimeve të Kinës për t’u hakmarrë.

Laura Tishlër, një zëdhënëse e Departamentit amerikan të Shtetit, u tha gazetarëve në Uashington se shitje të tilla armësh kontribuojnë drejt ruajtjes së qëndrueshmërisë dhe sigurisë në mbarë Ngushticën e Tajvanit.

Po sot, Kina njoftoi se do të pezullojë bisedimet mbi shkëmbimet ushtarake dhe të sigurimit me Shtetet e Bashkuara, si dhe kërcënoi t’u vërë sanksione firmave amerikane që i shesin pajisje ushtarake Tajvanit.

Agjencia kineze e lajmeve, Hsinhua, transmetoi një deklaratë të ashpër të ministrisë së Jashtme kineze pas njoftimit të Shteteve të Bashkuara dje për t’i shitur armë Tajvanit me një vlerë prej 6.4 miliardë dollarësh.

Në deklaratë thuhet marrëveshja për armët do të ndikonte edhe në bashkëpunimin mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara për çështjeve të rëndësishme ndërkombëtare dhe rajonale.

Zv/ministri i Jashtëm i Kinës, He Yafei, thirri ambasadorin amerikan në Pekin, Jon Huntsman, për t’i dorëzuar notën e protestës. Ai i bëri thirrje Uashingtonit të anullojë marrëveshjen që ai e cilësoi si kërcënim për sigurimin kombëtar të Kinës. Ai tha gjithashtu se marrëveshja e armëve minon përpjekjet për ribashkimin paqësor të Kinës me Tajvanin. (ze)

XS
SM
MD
LG