Lidhje

Gjuha maqedonase në shkollat fillore shqipe në Maqedoni

  • Isak Ramadani
  • Shkup

Problemi me gjuhën maqedonase në shkollat fillore shqipe në Maqedoni nuk po gjen ende zgjidhje. Vendimi i ministrisë së Arimit që kjo gjuhë të mësohet nga klasa e parë për të gjithë nxënësit, nuk po zbatohet nga shkollat dhe vazhdon të refuzohet edhe nga prindërit e nxënësve shqiptarë. Ndërkohë që faktorë politik dhe organizata joqeveritare shqiptare e kanë quajtur vendimin si të paligjshëm dhe diskriminues, Ministria e Arsimit thotë se nuk ka ndrmend të heq dorë nga ky vendim.

XS
SM
MD
LG