Lidhje

Irani nxjerr në gjyq 16 përkrahës të opozitës


Irani nxori në gjyq të shtunën 16 njerëz për pjesmarrjen e tyre në protestat kundër qeverisë nga fundi i dhjetorit. Pesë nga të ndaluarit akuzohen si armiq të Zotit, akuzë që kap denimin me vdekje. Dy pre tyre janë gra.

Të gjithë përballen me akuzat për prishje të rendit publik dhe dhunim të masave të sigurisë. Gjykimi ndodh nderkohë që Irani përgatitet të shenojë 31 vjetorin e revolucionit të vitit 1979 që krijoi republikën islamike.

Dy udhëheqësit kryesorë të opozitës së vendit po u bëjnë thirrje përkrahësve të tyre të dalin nëpër rrugë me 11 shkur, kur është edhe përvjetori, megjithë paralajmërimet nga qeveria se çdo protestë do të shtypet. //kh//

XS
SM
MD
LG