Lidhje

SHBA dislokojnë sisteme mbrojtëse nga raketat në shtete të Gjirit Persik


Njoftimet e medias amerikane thonë se Shtetet e Bashkuara po përshpejtojnë dislokimin e sistemeve mbrojtëse nga raketat në katër shtete të Gjirit Persik, ndërkohë që vazhdon të konfrontohet me Iranin mbi programin e tij bërthamor.

Njoftimet gjithashtu thonë se Amerika po shton prezencën detare në rajon me anije speciale që kanë aftësitë për të rrëzuar raketa. Sipas zyrtarëve ushtarakë amerikanë, katë vendet që kanë renë dakord për dislokimin e sistemeve kundër raketave janë Katari, Kuvajti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini.

Dislokimet thuhet se janë pjesë e një fushate të gjerë nga administrata e presidentit Obama për të shtuar presionin ndaj Iranit, i cili hedh poshtë akuzat se po mundohet fshehurazi të ndertojë armë berthamore. //kh//

XS
SM
MD
LG