Lidhje

Pakistani heton njoftimet për vdekjen e udhëheqësit taleban Mehsud


<!-- IMAGE -->

Ushtria e Pakistanit tha sot se po heton njoftimet se udhëheqësit i talebanit në vend, Hakimullah Mehsud, vdiq nga plagët që mori gjatë sulmit amerikan me raketë në mes të janarit.

Njoftimi i ushtrisë pakistaneze pason një raport të televizionit shtetëror të Pakistanit se Mehsudi kishte vdekur dhe ishte varrorur. Lajme kontradiktore për vdekjen e udhëheqësit ekstremist qarkulluan pas bombardimit në rajonin veriperëndimor të Pakistanit që la të vrarë të paktën dhjetë ekstremistë.

Talibani lëshoi dy kaseta pas bombardimit si provë se Mehsudi i kishte shpërtuar sulmit. Sipas disa njoftimeve, Mehsudi mund të jetë vrarë në një sulm tjetër disa ditë më pas.

Një zëdhënës i Talibanit i hodhi sot poshtë njoftimet për vdekjen e Mehsudit. Azam Tariq i tha agjencisë franceze të lajmeve se Mehsudi është gjallë dhe mirë. Ai tha gjithashtu se njoftimet e medias rreth vdekjes së Mehsudit kanë për qëllim përçarjet në radhët e Talibanit. Tariq tha se Talibani ka paraqitur prova se Mehsudi është gjallë dhe se njerëzit që pretendojnë të kundërtën duhet të paraqesin prova. //iç//

XS
SM
MD
LG