Lidhje

Pekini: Shitja e armëve Tajvanit dëmton sigurinë kombëtare të Kinës


Ministri i jashtëm kinez tha se planet e SHBA për t'i shitur armë Tajvanit dëmtojnë sigurinë kombëtare të Kinës dhe përpjeket për ribashkim.

Mininstri i Jashtëm i Kinës, Yang Jenxhi, tha në Qipro se Kina e kundërshton me forcë këtë hap, i cili sipas tij është në kundërshtim me angazhimet e SHBA për të mbështetur rritjen e marrëdhëneive paqësore përgjatë Ngushticës së Tajvanit.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha dje se politikat e SHBA për Tajvanin ndihmojnë në stabilitetin dhe sigurinë në rajon. Zyrtarë amerikanë njoftuan ditën e premte planet për të shitur rreth 6.4 miliardë dollarë paisje ushtarake.

Ministria kineze e Mbrojtjes tha se shitja e armëve mund të rezultojë në një dëm të madh në bashkëpunimin mes Kinës dhe SHBA. Ditën e djeshme, Kina pezulloi shkëmbimet ushtarake dhe bisedimet e sigurisë me SHBA.

Kina gjithashtu kërcënoi për sanksione ndaj firmave amerikane që i shesin armë Tajvanit. Në Tajvan, presidenti i vendit Ma Yong Jeou tha se marrëveshja e armëve forcon mbrojten dhe sigurinë e vendit, ndërsa ai përpiqet për lidhje dhe më të ngushta me Kinën. (ze)

XS
SM
MD
LG