Lidhje

Iraku nënshkruan kontratë me kompaninë ruse Lukoil


Qeveria e Irakut ka nënshkruar një kontratë me kompaninë ruse Lukoil dhe partnerin e saj norvegjez për të shfrytëzuar një fushë të madhe naftëmbajtëse në jug të Irakut.

Iraku e nënshkroi marrëveshjen sot me firmën ruse Lukoil dhe firmën norvegjeze Statoil për ndërhyrjen në fushën e Kurnës perëndimore, një nga më të mëdhatë në vend. Kjo zonë është e njohur për rezervat naftëmbajtëse që llogariten në rreth 13 miliardë fuçi.

Iraku ka nënshkruar një seri kontratash me kompanitë e huaja në javët e fundit për të shfrytëzuar depozitat e Irakut. Marrëveshja ka si qëllim që t'i japë hov rritjes së prodhimit të naftës me 12 milion fuçi në ditë në vitet e ardhshme.

Lukoil dhe Statoil firmosën një marrëveshje fillestare për të shfrytëzuar fushën e Kurnës perëndimore muajin e kaluar. Ata do të fitojnë 1.15 dollarë për fuçi për një periudhë 20 vjeçare, me një mundësi për të zgjatur marrëveshjen edhe për 5 vjet. (ze)

XS
SM
MD
LG