Lidhje

Shqipëria: Marrëveshja detare me Greqinë është përparësi


Shqipëria thotë se nënshkrimi i marrëveshjes për kufirin detar me Greqinë fqinje është përparësi dhe një hap përpara drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Zyrtarët shqiptarë i bënë koementet të dielën, pak ditë pasi Gjykata Kushtetuese anuloi marrëveshjen e një viti më parë me Greqinë që përcaktonte kufirin në detin Jon.

Gjykata deklaroi se marrëveshja bie ndesh me procedurat liigjore dhe me një traktat të vitit 1982 të Kombeve të Bashkuara. Ajo ende nuk i ka publikuar arsyet për vendimin e saj.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ilir Meta tha se qeveria e respekton vendimin e gjykatës edhe pse nuk është dakord me të. Por ai theksoi se Shqipëria dhe Greqia janë anëtare të NATO-s dhe se Greqia ka mbështetur fuqishëm kërkesën shqiptare për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Një zyrtar grek e cilësoi vendimin e Shqipërisë si negativ, por tha se Athina nuk ka zgjedhje tjetër përveçse ta respektojë atë. //kh//

XS
SM
MD
LG