Lidhje

Bagdat: 41 pelegrinë të vrarë dhe mbi 100 persona të tjerë të plagosur


Policia irakiane thotë se autorja e një sulmi vetëvrasës hodhi veten në erë, duke vrarë 41 pelegrinë shiitë në Bagdatin verior e duke plagosur mbi 100 persona të tjerë.

Zyrtarët thonë se autorja femër aktivizoi sot eksplozivin, që e kishte në rripin e mesit, në mes të një grumbulli pelegrinësh, të cilët po hanin e pinin. Pilegrinët nga nga provinca veri-lindore e Diyalas kishin ndaluar në Bagdat, para se të vazhdonin udhëtimin në këmbë drejt qytetit të shenjtë të Karbalës.

Ky grup ishte mes qindra mijëra shiitëve që shënojnë këtë javë pelegrinazhin shpirtëror në qytetin jugor të Karbalës. Shumë shiitë u japin fund 40 ditë zije pas përvjetorit të vdekjes së një figure të shquar shiite.

Gjatë viteve të fundit, kryengritësit kanë vënë vazhdimisht në shënjestër pelegrinët në Irak. Shpërthimi i sotëm vetëvrasës është më vdekjeprurësi kundër pelegrinëve shiitë në Irak. (ze)

XS
SM
MD
LG