Lidhje

Ekspozitë e re në Uashington, “Portretet e Perëndimit Amerikan”


Deri tani, Hollivudi ka luajur rol të rëndësishëm për krijimin e idesë tek njerëzit mbi Amerikën Perëndimore. Pamjet e kaubojsëve nëpër klube, indianët e Amerikës me veshjet tradicionale, si dhe njerëzit e jashtëligjshëm që grabisnin trenat nën grykën e armëve janë disa prej këtyre aspekteve. Tani vizitorët, në ekspozitën e organizuar nga Galeria Kombëtare në Uashington mund të mësojnë për personalitet reale, të cilët ndihmuan në krijimin e Perëndimit, dhe imazhit të tij.

Disa emra dhe portrete janë mjaft të njohur, si Siting Bull, kryetari që luftëtarët e të cilit mundën dhe e masakruan këtë njeri, Xhorxh Armstrong Kuster, 16 vjet, mbasi u bë ky portret i tij. Të tjerët nuk mbahen mënd shumë sot.

Kuratori Frank Gudjër zgjodhi portretet e më shumë se 100 burrave e grave për ekspozitën “Portretet e Perëndimit Amerikan”.

“Nëse sheh matanë mitit, mund të kuptosh se njerëz nga vende të ndryshme, fusha të ndryshme përpjekjesh dhe ambiciesh u bashkuan për të rikrijuar Perëndimin amerikan”.

Disa patën një ndikim të madh, si ky njeri, i quajtur Xhozef Gliden. Ai përdori telat me gjëmba dhe me to ndau tokat e gjera të Perëndimit në ferma për bagëtitë.

Ky është Teodor Ruzvelt, i cili kaloi kohë si fermer në Dakotën e Veriut, para se të bëhej president në vitin 1901.

“Kur Rusvelti u bë president, ai e transformoi dashurinë për Perëndimi në një legjislacion konkret, duke caktuar toka për parqe e pyje kombëtare, duke inicuar një debat kombëtar rreth ruajtjes, dhe përdorimit me largpamësi të lëndës natyrore në perëndim”.

Ndoshta ju nuk e njihni këtë biznesmen, por njerëz nga mbarë bota e dinë emrin e tij.
“Levi Shtraus diti me kohë që pasuria e madhe mund të vihej gjatë periudhës së Vërshimit drejt Floririt, duke pajisur minatorët me pajimet që ata kishin nevojë, dhe kuptoi se një rrobë pune ishte mjaft popullore për minatorët, dhe bëri pasurinë e tij me xhinset 501”.

Këtu janë eksploruesit si Xhon Wesli Pauell, i pari njeri i bardhë që lundroi për gjatë gjithë lumit Kolorado. Artistë si Çarles Russel dhe fotografë si Edward Majbrixh.

“Ai ishte një fotograf i jashtëzakonshëm i peisazheve. Imazhet dhe fotografitë e fotografëve të tjerë të rëndsishme i pëlqenin shumë audiencës së Lindjes, të cilët nuk mund të imagjinonin madhështinë dhe bukurinë e disa prej këtyre peisazheve”.

Shrimtarët si Samuel Klemens, u dhanë lindorëve, një portret letrar të perëndimit.

“Sam Klements, pseudonimi i Mark Tueinit, është individi i parë që solli zërin e perëndimit në letërsinë amerikane. Tregimet e tij të shkurtra, shkruar në Kaliforni në 1860 dhe romani i tij “Rouging It”, e njohën publikun amerikan me karaktere të larmishme dhe me ngjarrje dramatike të lidhura me perëndimin”.

Perëndimi pati shumë karaktere të larmishme, kriminelë si Xhesi Xhejms dhe i ashtuquajturi Wild Bunch, me grabitësit e bankave Butch Cassidy dhe Sundance Kid.

Ekspozita përfshin një periudhë 80 vjeçare, gjatë një kohe ndryshimesh të mëdha në Perëndim dhe në gjithë Shtetet e Bashkuara, thotë zoti Goodyear.

“Kur sheh ekspozitën, shikon përfundimin e hekurudhës ndërkontinentale, përvetësimin e më shumë se 500 mijë milje katrorë tokë të këtij terrirotir, një seri betejash shumë të publikuara mes vendasve dhe të ardhurve, si dhe lindja e lëvizjes ambjentaliste të ditëve tona”.

Ekspozita “Portretet e Perëndimit Pmerikan”, i njeh njerëzit me ngjarrjet që fshihen pas këtyre ndryshimeve. (ze)

XS
SM
MD
LG