Lidhje

Tiranë: Arrestim i i ri në gjykatë për çështjen Gërdec


Në Shqipëri listës të të arrestuarve për procesin mbi shpërthimin e depos së armëve në Gërdec iu shtua sot edhe ish përgjegjësi Veiz Muça, i vënë në pranga për dëshmi të rreme.

Muça u arrestua në mjediset e gjykatës së Tiranës me kërkesë të prokurorisë pak pasi kishte përfunduar dëshminë e tij përpara trupit gjykues.

Deklarimet e Mucës ishin në kundërshtim me ato cka ai kishte dëshmuar përpara prokurorëve të cilët paraqitën dhe procesverbalet e tij.

Dëshmitë kontradiktore të ish përgjegjësit në Gërdec lidheshin me kushtet e sigurisë në mjediset e punishtes së cmontimit të municioneve apo edhe angazhimin në punë të fëmijëve të mitur.

Procesi i Gërdecit është më i madhi i zhvilluar ndonjëherë me 30 të pandehur mes të cilëve edhe ish ushtarakë të lartë të ushtrisë shqiptare.

XS
SM
MD
LG