Lidhje

Partia Demokratike e Kosovës fiton zgjedhjet në dy komunat


Në Kosovë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të publikojë nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të djeshme për kryetarët e dy komunave të vendit, Prizrenit dhe Lipjanit. Por, pavarësisht kësaj, tashmë është e qartë se Partia Demokratike e Kosovës ka fituar në të dyja komunat. Zgjedhjet e djeshme ende nuk e kanë përmbyllur procesin e zgjedhjeve lokale, ndërsa vazhdojnë debatet rreth ndikimit që zgjedhjet e djeshme mund të ushtrojnë ne skenën e brendshme politike.

XS
SM
MD
LG