Lidhje

Presidenti Obama kërkon 708 miliard dollarë për buxhetin e Pentagonit


<!-- IMAGE -->

Buxheti i Pengtagonit dhe dy strategji të rishikuara, përbejnë planin që i kushton prioritet të lartë fitores së luftërave në Irak dhe Afganistan, dhe të qenurit i gatshëm për të luftuar dhe fituar çdo konflikt të mundëshëm kundër fuqive globale apo rajonale, apo kundër grupeve terroriste, apo konfliketeve në hapsirë dhe në internet. Dokumenti gjithashtu kërkon rrijen e aftësive të mbrojtjes nga raketat që sa vijnë e shtohen dhe bëhen më portative, të sigurta, dhe objektive si dhe raketave me rreze të gjatë veprimi që po ndërtohen apo blihen nga disa vende përfshi Iranin dhe Korenë e Veriut.

Në një konferencë shtypi të Sekretarit të Mbrojtjes ndërkohë që plani u publikua, zoti Gates tha se synimi i rishikimit të poltikave dhe propozimeve të buxhetit është për të mundësuar që ushtria amerikane të fitojë luftërat e tanishme dhe të përgatitet për një të ardhme të rrezikshme dhe të pasigurtë.

“Me mendje të freskët kemi parashikuar rreziqet, përcaktuar prioritetet dhe identifikuar kërkesat bazuar në kërcenimet reale të besueshme botërore, skenare dhe kundershtarëve të mundëshëm.”

Doklumenti kryesor i publikuar të henën, Rishikimi i Mbrojtjes Katërvjeçare, është hartuar për të përcaktuar drejtimin e Departamentit të Mbrojtjes për katër vitet e ardhëshme. Aty theksohet siguria globale që po bëhet gjithnjë e më komplekse, ku grupet terroriste po shtenë në dorë gjithnë e më shumë teknelogji vdekjeprurëse dhe të rrezeve të gjata veprimi. Po ashtu theksohet mundësia e shtimit të armëve të shkatërrimit në masë dhe mundësia e çrregullimeve të shkaktuara nga sulmet në internet, si një shqetësim kritik.

Dokumenti gjithashtu thotë se hartuesit e politikave kanë shqetësime në rritje rreth së është quajturës, prirjeve të fuqishme...që mund të shtojnë kompleksitetin e çështjeve të sigurisë, përfshi shtimi i kërkesave për burime, urbanizimi, ndryshimet klimatike, përhapja e epidemive të reja si dhe tensionet e thella kulturore dhe demografike.

Rishikimi i Mbrojtjes Katërvjeçare thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të kenë aftësi të pakrahasueshme dhe deshirën për ti prëdorur ato kur përpjekjet e tjera deshtojnë. Por zoti Gates theksoi se plani gjithashtu kërkon më shumë bashkepunim me Departamentin e Shtetit dhe agjenci të tjera për të promovuar stabilitet, zgjidhur konflikte dhe ndertuar kapacitetet e vendeve të tjera për tu vetmbrojtur, në menyrë për të parandaluar luftëra.

“Agjencia jonë dhe Departamenti i Shtetit e shikojnë këtë si një mundësi të re për tu munduar për të parandaluar zhvilimin e luftërave, në vend të nderhyrjes pasi ka filluar lufta.”

Rishikimi i Mbrojtjes Katërvjeçare thotë se ushtria amerikane duhet të ketë aftësitë për të zhvilluar dy luftra madhore, çfarë ka qenë kërkesë për disa vite, por gjithashtu duhet të zhvillojë dhe të mbajë aftësinë për të zhvilluar luftëra të vogla kundër disa armiqëve të mundëshëm përtej oqeanit, po ashtu edhe të jetë në gjendje të mbrojë vendin dhe të reagojë ndaj fatkeqësive natyrore brenda vendit dhe jashtë. Dokumenti paralajmëron se misionet mund të ndodhin në kombinime të shumëllojshme dhe të paparishikuara. Sekretari Gates i vuri theksin aspektit të paparashikueshmërisë, duke shprehur kërkesen e agjencisë së tij për aftësi të gjera dhe larmishme.

“Kemi mesuar përmes eksperiencës së dhimbëshme se luftërat që marrim pjesë janë rrallë luftëra që ne parashikojmë. Si rezultat, Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për aftësi më të shumta ushtarake, shkathësi më të madhe përgjatë një spektri të gjerë të konflikteve."

Dokumenti i publikuar të martën gjithashtu pranon se ushtria amerikane që përbëhet nga ushtarë që marrin pjesë me dëshirë, është vënë në pozitë të veshtirë nga luftërat në Irak dhe Afganistan, si dhe angazhimet e tjera globale. Dokumenti bën thirrje për politika dhe shpenzime për të mbështetur trupat, familjet e tyre dhe veteranët e luftërave. //kh//

XS
SM
MD
LG