Lidhje

Bajden: Udhëheqësit e Iranit po mbjellin farën e vetshkatërrimit


Nënpresidenti amerikan Xho Bajden tha se udhëheqësit e Iranit po mbjellin farën e shkatërrimit të tyre duke vazhduar të shtypin opozitën.

Zoti Bajden tha sot se përdorimi i forcës nga udhëheqja e Iranit për të shtypur protestat e opozitës i ka kushtuar asaj koston e besimit moral brenda Iranit dhe në mbarë rajonin. Ai foli në një intervistë për rrjetin televiziv MSNBC.

Zoti Bajden tha gjithashtu se Uashingtoni po hedh hapa drejt vendosjes së sanksioneve ndaj qeverisë së Iranit.

Udhëheqësi i opozitës iraniane Mir Husein Mosavi kritikoi ashpër udhëheqjen konvervatore të vendit duke e akuzuar atë se ka dështuar të përmbushë synimet e Revolucionin Islamik të vendit.

Në komentete e publikuara sot në faqen e tij elektronike, zoti Musavi thotë se rrënjët e despotizmit dhe të diktaturës kanë mbetur nga sistemi monarkist i periudhës para revolucionit në Iran.

Zoti Mosavi tha se qeveria e tanishme ka mbytur median e pavarur, ka mbushur burgjet me activistë të opozitës dhe sipas fjalëve të tij, ka vrarë brutalisht protestuesit paqësorë. Ai tha se këto veprime e kanë bërë atë të besojë se Revolucioni Islamik i vitit 1979 nuk i ka përmbushur objektivat.

XS
SM
MD
LG