Lidhje

Irani dërgon raketë me gjallesa në hapësirë


Irani thotë se lëshoi sot me sukses në hapësirë një raketë me kafshë të gjalla, për kërkime shkencore. Presidenti Mahmud Ahmadinexhad e quajti këtë arritje shkencore “të mrekullueshme”.

Televizioni shtetëror iranian tha se në raketë ndodhej një mi, dy breshka dhe krimba.Zoti Ahmadinexhad tha se ky projekt kërkimor kap majat e teknologjisë moderne. Ai tha gjithashtu se Irani punon për përparim shkencor e jo konfrontim ushtarak. Irani tha se projekti përfshinte një raketë të tipit Kavoshgar 3, që është e aftë për të mbajtur satelit.

Presidenti Ahmadinexhad zbuloi gjithashtu një raketë satelitore të prodhuar në vend të quajtur Simorgh dhe tre satelitë të rinj. Programi ambicioz i hapësirës i Teheranit i ka shqetësuar vendet perëndimore. Ata druhen se e njëjta teknologji e përdorur për hedhjen e satelitëve mund të përdoret edhe për mbushje bërthamore. //ad//

XS
SM
MD
LG