Lidhje

Shtohen ankesat e konsumatorëve për modelin Prius të Tojotës


Toyota thotë se ka marrë më shumë se 100 ankesa rreth problemeve me frenat në tipin popullor të makinës hibride Prius.Toyota tha sot se po heton ankesat e paraqitura nga shitësit e makinave në Amerikën Veriore dhe në Japoni rreth versionit më të ri të hibridit Prius. Pronarët e makinës Prius iu ankuan shitësve të makinës se frenat nuk funksionin fare ose jo sa duhet.

Administrata amerikane për sigurinë e trafikut njoftoi rreth 100 rasteve me probleme të frenave, ndërkohë që ministria e transportit e Japonisë konfirmoi 14 raste të ngjashme.Në një rast në Japoni, një shofer i makinës Prius tha se mos funksionimi i frenave çoi në një përplasje, ku u plagosën 2 persona korrikun e kaluar.

Toyota u ka kërkuar konsumatorëve të kthejnë modelet më të shitura në Shtetet e Bashkuara për të riparuar pedalin difektoz të gazit, që shkakton shtimin e shpejtësisë.

XS
SM
MD
LG