Lidhje

Presidenti Obama në fushatë për planet e tij ekonomike


<!-- IMAGE -->

Të martën, presidenti Obama vizitoi shtetin New Hampshire në verilindje të Amerikës, për të promovuar një plan që shpreson se do të ndihmojë të lehtësojë papunësinë prej 10 përqindësh që ka përfshirë vendin. Zoti Obama thotë se paratë e paguara që qeveria u kishte dhënë bankave duhet të huazohen tek bizneset e vogla, aty ku tha ai, se gjenden mundësitë më të medha të krijimit të vendeve të punës.

“Po njoftoj një propozim që përdor 30 miliard dollarë të ripagura nga huatë e marra nga bankat e Wall Street-it që tashmë e kanë marrë veten. Ketë 30 miliard dollarësh ta përdorim për të krijuar një fond huashë për bizneset e vogla që do të ndihmojnë me kapital bankat e vogla.”

Sikurse e pranoi zoti Obama gjatë fjalimit drejtuar vendit, ndihma financiare për institucionet e medha financiare nuk është pritur mirë nga amerikanët. Por ai thotë se ishte e nevojshme për të parandaluar falimentimin e sistemit financiar. Ky program si dhe papunësia në rritje, janë mes faktorëve që kanë ndikuar në renien e mbështetjes për presidentin Obama, duke shenuar keshtu fitore për republikanët në opozitë në disa zgjedhje të kohëve të fundit.

Gjatë një forumi publik në New Hampshire, zoti Obama tha se ai ndan zgjenjimin me amerikanët mbi papunësinë e vazhdueshme.

“Dua të jem i ndershem me ju...nuk ka një shkop magjik që zhduk brenda natës problemet ekonomike që janë grumbulluar prej vitesh. Shpesh është e lehtë për politikanët që të shfrytëzojnë zemërimin dhe dhimbjen që ndjejnë populli tani.”

Presidenti foli edhe për kundërshtimet e republikanëve ndaj politikave të tij. Ai u bëri thirrje ligjvenësve nga të dy partitë që të punojnë sëbashku për të mirën e vendit, ndërkohë që kritikoi disa republikanë se po shfrytëzojnë rastin për përfitime politike.

“Që të kesh mendime ndryshe të ndershme është një gjë dhe nuk ka gjë të keqe me ketë. Por nuk mund të braktisësh përgjegjësitë tua për të vepruar ndaj sfidave me të cilat përballet vendi yt sepse nuk të sjell përfitime në politikat afat shkurtëra.”

Shteti New Hampshire është vendi ku zhvillohen votimet e para paraprake të të gjitha fushatave presidenciale, dhe njëra nga dy pozitat që ka ai shtet në Senat do të jetë për zgjedhje në muajin nentor.

Nderkohë, buxheti qeveritar i propozuar nga zoti Obama po kritikohet nga ligjvenësit e të dy partive. Republikanët thonë se nuk trajton defiçitin në kohën e duhur dhe rritë shumë taksat. Ndërsa demokratët kanë venën në pikpyetje disa prej propozimeve për shkurtimin e shpenzimeve. //kh//

XS
SM
MD
LG