Lidhje

Ndërkombëtarët, thirrje Prishtinës për të zbatuar decentralizimin


Në Prishtinë, përfaqësuesit e qeverisë së vendit, diplomacisë perëndimore dhe të komunitetit serb, thanë sot se procesi i decentralizimit të pushtetit është mundësia më e mirë për përmirësimin e jetës së komuniteteve në Kosovë. Në një tryezë të organizuar nga Projekti për Marrëdhënie Etnike me qendër në Shtetet e Bashkuara, ata thanë se forcimi i institucioneve në komunat e reja me shumicë serbe do të ndihmojë thellimin e dialogut dhe ripajtimit ndërmjet komuniteteve.

XS
SM
MD
LG