Lidhje

Hyseni: Sekretarja Klinton premton të vizitojë Kosovën


Politikanë nga vende të ndryshme të botës ndodhen në Uashington për të marrë pjesë në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve që mbahet çdo vit të enjten e parë të shkurtit. Kjo traditë e filluar në vitin 1953, e organizuar nga Kongresi amerikan, përfshin një sërë takimesh, dreka dhe darka, në formën e një forumi, ku pjesëmarrësit, udhëheqës politikë, dhe të biznesit kanë rastin të njihen dhe të diskutojnë me njëri tjetrin. Në programin Ditari kemi ftuar këto ditë disa politikanë nga Ballkani. Për të marrë pjesë në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve në Washington ndodhet edhe Ministri i Jashtëm të Kosovës, Skënder Hyseni që ishte i ftuar në studion e Ditarit.

XS
SM
MD
LG