Lidhje

Presidenti Obama i jep shtytje teknologjisë për energji të pastër



Presidenti Barak Obama kërkon që Shtetet e Bashkuara të lëvizin më me shpejtësi për të shtuar mbështetjen tek energjia alternative. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Kent Klein nga Shtëpia e Bardhë, një panel presidencial po i del në mbrojtje përdorimit më të madh të biokarbureve dhe teknologjisë së qymyrit të pastër.

Presidenti Obama tha se Shtetet e Bashkuara duhet të varen më pak tek nafta dhe më shumë në të ashtuquajturën energji e pastër.

Ai tha se vendi që ndërton një ekonomi me energji të pastër do të dominojë ekonominë globale në shekullin e 21të. Deri tani tha presidenti, ai vend nuk janë Shtetet e Bashkuara por Kina.

"Nuk mund të rrimë në vend numëro kur pjesa tjetër e botës ecën me shpejtësi përpara".

Një grup pune për energjinë i tha zotit Obama se prodhimi amerikan i karburantit nga bimët apo kafshët nuk ka të ngjarë të arrijë objektivin e vendosur nga Kongresi. Prodhimi i tanishëm është rreth një e treta e nivelit që ligjvënësit kanë mandatuar deri në vitin 2022.

Grupi kërkon të shpenzohen më shumë fonde qeveritare dhe private për të ndihmuar në stimulimin e prodhimit të karburantit nga burime si misri, kallami i sheqerit dhe druri.

Presidenti është gjithashtu i inkurajuar nga rritja e prodhimit të qymyrit të nxjerr duke përdorur teknologji miqësore ndaj mjedisit.

"Është thënë se Shtetet e Bashkuara për qymyr janë si Arabia Saudite për naftën, kjo për asryen se është një nga burimet tona më të pashfrytëzuara. Në se mund të zhvillojmë teknologjinë për të hequr ndotjen e karbonit të nxjerrë nga qymyri, kjo do të krijonte vende pune dhe do të na jepte energji për një periudhë afatgjatë".

Ndërsa u takua me guvernator nga shtete prodhuese të qymyrit, zoti Obama tha se ai po punon për një strategji që do ta vinte teknologjinë e qymyrit të pastër në përdorim të gjerë brenda dhjetë vjetësh. Presidenti u tha guvernatorëve nga të dyja partitë se politika duhet të lihet mënjanë.

"Thelbi është ky: Jam i bindur se Amerika mund ta fitojë garën për të ndërtuar një ekonomi me energji të pastër, por duhet të dalim mbi peshën e politikës. Nuk duhet të përqëndrohemi shuë në ato sfera ku kemi mosmarrëveshje por në ato ku jemi në një mendje".

Krijimi i vendeve të punës përmes zhvillimit të energjisë së pastër dhe teknologjisë së saj është një pjesë e rëndësishme e strategjisë së presidentit Obama për të nxitur ekonominë amerikane.//rd//

XS
SM
MD
LG