Lidhje

Kriza e borxhit trondit tregjet në Greqi, Spanjë dhe Portugali


Tregjet e aksioneve kanë rënë ndjeshëm në Greqi, Spanjë dhe Portugali pasi investitorët i shqetëson aftësia e këtyre vendeve për të pakësuar deficitin buxhetor.

Në shkëmbimet e pasdites, indeksi i bursës së Madridit IBEX-35 humbi 6%, indeksi i Lisbonës PSI 20 ra 5% dhe indeksi i Athinës 3%.

Taksambledhësit e Greqisë dhe punonjësit e doganave filluan një grevë dy ditëshe sot për të protestuar planin e qeverisë për ngrirjen e rrogave të punonjësve të shërbimit civil dhe shpërblimet e tyre.

Athina i propozoi këto mas të martën për të shkurtuar dificitin buxhetor nga 12.7% në nën 3% siç kërkohet nga Bashkimi Evropian.

Por investitorët janë të shqetësuar se Greqisë mund t'i duhet një paketë shpëtimi për të shmangur mospagimin e borxheve, ndërsa Spanja dhe Portugalia mund të kenë vështirësi të ulin deficitet e tyre nën kufijtë e caktuar nga Bashkimi Evropian. //kk//

XS
SM
MD
LG