Lidhje

Franca dhe Gjermania premtojnë të forcojnë aleancën


Presidenti francez Nikola Sarkozi dhe kancelarja gjermane Angela Merkel u zotuan ta forcojnë aleancën e tyre dhe ta fuqizojnë partneritetin mes dy vendeve më të mëdha evropiane.

Të dy udhëheqësit u takuan sot në Paris, në kuadrin e një numri sesionezh të përbashkëta qeveritare franko-gjermane. Pas kësaj, të dy udhëheqësit bënë të njohur një dokument, ku përfshihen 80 projekte për bashkëpunim reciprok.

Propozimet përfshijnë bashkëpunimin për kërkime të përbashkëta për makinat elektrike, për nismat mbi pakësimin e çlirimit të karbonit dhe krijimin e një mekanizmi për transaksione financiare.

Një tjetër propozim bën thirrje bën shtimin e shkëmbimeve për fuqizimin e kërkimeve në nivel universitar. Të dy udhëheqësit thanë se në një takim javën e ardhshme qeveritë e të dy vendevedo t’i çojnë idetë e tyre për përpilimin e politikës ekonomike të BE-së. //kk//


XS
SM
MD
LG