Lidhje

Rumania pranon vendosjen e interceptorëve amerikanë


Rumania u bë vendi i parë evropian që zyrtarisht pranoi rolin e saj në sistemin e rikonfiguruar mbrojtës nga raketat të administratës së presidentit Obama.

Presidenti rumun Trajan Basescu deklaroi në Bukuresht se Këshilli i Lartë i Mbrojtjes ka miratuar propozimin amerikan për vendosjen e interceptorëve tokësorë të raketave në territorin e Rumanisë.

Ky vendim duhet të miratohet tani nga parlamenti rumun dhe sistemi për mbrojtjen nga raketat nuk do të jetë funksionues deri në vitin 2015.

Në shtator të vitit të kaluar, presidenti Obama e anulloi versionin e mëparshëm të planit për mbrojtjen nga raketat, të projektuar nga amdministrata e presidentit Bush, që do të bazohej në republikën Çeke. Plani i administratës së presidentit Bush u kundërshtua ashpër nga Rusia, e cila tha se ky plan do të minonte planet e saj strategjike bërthamore.

Ndërkohë që plani i mëparshëm kishte për synim mbrojtjen e Evropës dhe Shteteve të Bashkuara nga kërcënimi i raketave me rreze të gjatë veprimi nga Irani, versioni i rishikuar do të mbroj aleatët e Shteteve të Bashkuara nga raketat me rreze të shkurtë dhe rreze të mesme veprimi që Irani mund t’i ketë dislokuar ose është shumë afër dislokimit të tyre.

Në një konferencë me gazetarë, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, P.J. Crowley theksoi se burim shqetësimi është Irani e jo Rusia.

“Kjo është pikërisht ajo që ne gjithmonë kemi thënë, se ne do të mbrojmë interesat tona dhe ato të aleatëve tanë. Ne kemi vërejtur së një kërcënim është duke ardhur. Siç e kemi thënë më parë, çasja jonë e re në të fakt është e projektuar të adresoj kërcënimin që i vjenë rajonit nga Irani. Sa i përket Rusisë, ne e kemi bërë të qartë vazhdimisht, se ky sistem nuk është i drejtuar kundër Rusisë.”

Zëdhënësi Crowley tha se Rumania do të jetë mikëpritëse e interceptorëve të raketave US S-M-3 dhe do të jetë pjesa jugore e strukturës së sistemit që në veri do të jetë i lidhur në spirancë nga Polonia.

Ai tha se qeveria e Varshavës në parim ka rënë dakord që të pranoj raketat S-M-3 por se bisedimet me Poloninë nuk kanë përfunduar.

Ai tha se anijet e marinës amerikane në Evropë dhe në rajonin e Gjirit Persik me interceptorë të raketave në bord gjithashtu janë pjesë e planit në fjalë.

Rusia ka përmendur planet amerikane për mbrojtjen nga raketat si një faktor që po i komplikon negociatat me Uashingtonin mbi një marrëveshje të re për pakësimin e armëve strategjike që do të zëvendësonte traktatin e vitit 1991 START i cili ka skaduar në dhjetor.

Të dy fuqitë bërthamore kanë lënë të kuptohet se një marrëveshje është e pritshme. Një zyrtarë i lartë në Uashington i hodhi poshtë sugjerimet se zhvillimet që po ndodhinmbi planin për mbrotjen nga raketat do të pengoj bisedimet mbi pakësimin e armëve bërthamore, duke thënë se Uashingtoni është i kënaqur me deklaratën e Rumanisë.

XS
SM
MD
LG