Lidhje

Hetimet e protestave në Kaliningrad


Autoritetet ruse po zhvillojnë një hetim jo shumë të hollësishëm në enklavën baltike të Kaliningradit, pas demostratës të së shtunës, ku mijëra njerëz dolën në rrugë për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës në Moskë, Peter Fedinski, njofton se partia në pushtet në Rusi, ajo Rusia e Bashkuara, po e nënvlerëson demostratën, duke e quajtur thjesht një gjest provokues që vjen nga opozita.

Zyrtarët e Kremlinit të drejtuar nga përfaqësuesi i presidentit Ilia Klebanov, kanë shkuar në Kaliningrad për të diskutuar me autoritetet lokale mbi demostatën e ditës së shtunës së kaluar. Të hënën, Klebanov konfirmoi se ndodhej në qytet por nuk tha arsyen e vizitës. Të nesërmen , një nga drejtuesit e partisë “United Russia” Rusia Bashkuar, i tha Radios së Moskës Eko, se zyrtarët do të takohen me përfaqësues të degëve të ndryshme të pushtetit lokal, për të kuptuar shkaqet e protestës. Numri i demostruesve sipas policisë ishte 6,000 persona, ndërsa organizata të ndryshme thanë se kishte rreth 10,000 demostrues.

Protesta ishte një surprizë për qeverinë ruse, dhe përfaqësonte një gamë të gjerë grupesh opozitare, që shprehinin shqetësime nga më të ndryshmet, por kryesisht në lidhje me taksat e larta mbi transportin. Nuk mungonin gjithashtu kërkesa politike, ku përfshihej dhe dorëheqja e kryeminitrit Vladimir Putin.

Autoritetet tërhoqën mbrapsht një taksë mbi udhëtarët që udhëtojnë me tren në kryeqytet. Gazeta Moskovski Komsomolet, ia atribuon këtë veprim frikës së qeverisë se mos taksa shkaktonte një demostratë të ngjashme në Moskë, me atë të Kaliningradit.

Kryetari i opozitës, Bris Nemtsov, i cili foli gjatë një proteste në Kaliningrad tha për Zërin e Amerikës se banorët e qytetit ndjehen si të mbyllur në kafaz, pasi udhëtimi për në qendër të Rusisë është shumë i shtrenjtë, dhe kushtet që duhen plotësuar për të marrë një vizë për të udhëtuar në perëndim janë të pamundura. Ai tha se banorët e zonës, ia vënë fajin Zotit Putin, jo vetëm për problemet e sapo përmendura, por edhe për gjëra të tjera.

"Zoti Nemtsov, përmendi korrupsionin e lartë, moslejimin që të zgjedhin guvernatorin e tyre, dhe të qënit tërësisht të izoluar. Zyra e Shtypit të partisë në pushtet nuk pranoi të jepte komente për Zërin e Amerikës.

Ndërkohë, Partia Rusia e Bashkuar ka hedhur poshtë zërat se organizata do të mbajë një kundër-demostratë në Kaliningrad këtë fundjavë.

Kryeredaktori Shabunin i gazetës Dvornik, tha se partia në pushtet nuk ka mbështetje të mjaftueshme në këtë provincë për të mbajtur një demostratë, pa dhënë rryshfete apo pa kërcënime për sanksione të reja pune. Shabunin i tha Zërit të Amerikës se rusët janë në errësirë dhe nuk e kanë idenë se si qeveria e tyre po menaxhon ekonominë e vendit.

Editori that se Kryeministri Putin i ka ngritur pensionet, por pa shpjeguar se si do t’i paguajë ato, kur nuk ka rritje ekonomike. Deklaratat zyrtare për rritje ekonomike nuk kanë garanci, kur ndërkohë eshtë e qartë se njerëzit po humbin vendet e punës dhe pagat.

Shabunin thotë se diskutimi i këtyre problemeve është i ndaluar në televisionin kombëtar, i cili shfaq vetëm programet dhe informacionet që janë me direktivën e presidentit. Demostruesit ishin po ashtu të zemëruar me guvernatorin e tyre Gjorgji Boos, të zgjedhur nga zoti Putin në vitin 2005, dhe që eliminoi mundësinë e zgjedhjes direkte për postin e guvernatorit.//rd//

XS
SM
MD
LG