Lidhje

Britani-Irlanda e Veriut, marrëveshje historike për transferimin e  kompetencave


Kryeministrat britanikë dhe irlandezë bënë të njohur sot arritjen e një marrëveshje historike, që ruan koalicion paqeruajtës mes katolikëve dhe protestantëve.

Kryeministri britanik Gordon Brown dhe homologu i tij irlandez Brian Cowen u takuan në Belfast, pasi Partia kryesore protestante e rajonit, Unionistët Demokratë, arriti një marrëveshje me Shin Feijnin, partinë kryesore katolike, për transferimin e kompetencave të rendit dhe drejtësisë nga Londra në Belfast.

Transferimi i pushtetit tek qeveria lokale është në plan të kryhet më 12 prill. Kryeministri Brown tha se marrëveshja është fillimi i një kapitulli të ri në historinë e Irlandës së Veriut.//lk

XS
SM
MD
LG