Lidhje

Një stuhi e madhe dëbore godet pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara


<!-- IMAGE -->

Një stuhi dimërore ka hedhur të paktën 50 centimetra dëborë në Uashington dhe pjesë të tjera të rajonit verilindor të Shteteve të Bashkura.

Shërbimi Kombëtar i Kohës parashikon që të bjerë rreth 60 deri në 75 centimetra dëborë në zonën e Uashingtonit deri sot pasdite. Stuhia erdhi me erëra të forta me shpejtësi 93 kilometra në orë për gjatë brigjeve lindore.

Gjithçka në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara pothuajse është pparalizuar dhe qeveria federale e shumica e bizneseve u mbyllën më herët dje dhe banorët janë paralajmëruar që të mos dalin nga shtëpia pasi rrugët janë të mbushura me dëborë. Disa qindra mijëra shtëpi mbetën pa drita pasi pasi bora e lagësht rrëzoi pemë dhe linjat e tensionit të lartë.

Shërbimi metereologjik thotë se dëbora e dendur dhe e lagësht, si dhe erërat e forta kanë krijuar kushte "jashtëzakonisht të rrezikshme" në shtetet e brigjeve lindore nga Virxhinia dhe Virxhinia Perëndimore deri në Meriland, Pensilvani, Dellaverë dhe Nju Xhërsi.

Parashikuesit e motit thonë se këto do të jenë reshjet më të mëdha të dëborës në Uashington që nga janari i vitit 1922. //iç//

XS
SM
MD
LG