Lidhje

Sekretari Gejts injoron mundësinë e një marrëveshjeje me Iranin


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates, tha se ndryshe nga ç'pretendon Teherani, ai nuk sheh ndonjë shenjë se një marrëveshje bërthamore me Iranin është e afërt.

Duke folur me gazetarët në Turqi, zoti Gates tha se në se Irani është serioz për propozimin që parashikon shkëmbimin e karburantit bërthamor, ky vend duhet të bashkëpunojë me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike.

Zoti Gates tha se Irani nuk ka bërë asgjë për të siguruar komunitetin ndërkombëtar ose për të ndërprerë punën për prodhimin e armës bërthamore. Të premten ministri i jashtëm iranian kishte thënë se Teherani ishte pranë arritjes së një marrëveshjeje për shkëmbimin e karburantit bërthamor.

Të shtunën ai shtoi se pati një "takim shumë të mirë", me kryetarin e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, gjatë të cilit ata diskutuan për propozimin bërthamor.

Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera perëndimore besojnë se Irani synon të prodhojë bombën bërthamore, ndërsa Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor ka vetëm synime paqësore. //mm//

XS
SM
MD
LG