Lidhje

Presidenti Obama dhe republikanë në Kongres, për vendet e punës


Presidenti Barak Obama dhe republikanë në Kongres shkëmbyen replika sot lidhur me çështjen e vendeve të punës, pas raportit të fundit që flet për një rënie të lehtë të papunësisë.

Në fjalimin e tij të përjavshëm, Presidenti Obama tha se të dhënat e reja të lëshuara të premten tregojnë se papunësia u ul nën 10 përqind për herë të parë pas shumë muajsh, por prapë është në nivele tepër të larta.

Presidenti ka propozuar një fond të ri prej 30 miliardë dollarësh për të nxitur hapjen e vendeve të reja të punës.

Në përgjigjen e tyre, republikanët e kritikuan ashpër presidentin që nuk ka mbajtur premtimin për shtimin e vendeve të punës edhe pasi ka shpenzuar miliarda dollarë nga buxheti.

Republikanët thonë se buxheti që presidenti ka dërguar në Kongres do të shtojë shpenzimet, taksat dhe do të thellojë borxhin e brendshëm. (ze)

XS
SM
MD
LG