Lidhje

Mijëra banorë në ceremoninë e varrimit në Karaçi, të Pakistanit


Mijëra banorë morën sot pjesë në ceremoninë e varrimit të viktimave të dy shpërthimeve në qytetin e Karaçit, në jug të Pakistanit.

Të paktën 33 vetë humbën jetën dhe 77 u plagosën dje kur ekstremistë suni shpërthyen një bombë në një autobuz me besismtarë shi’itë dhe më pas një bombë të dytë në një spital që po kuronte viktimat e shpërthimit të parë.

Shumica e viktimave ishin gra e fëmijë që po shkonin në një ceremoni fetare për të përkujtuar 40 ditët e zisë për Imam Huseinin, nipin e profetit Muhamed.

Ky ritual shi’it zhvillohet çdo vit. Ministri i jashtëm pakistanez mehmud Kureshi i dënoi shpërthimet si një akt terrorist. Karaçi është skenë dhune sporadike midis muslimanëve shi’itë dhe atyre suni. (ze)

XS
SM
MD
LG