Lidhje

Hillari Klinton: Rrjetet ekstremiste islamike, kërcënim i madh për SHBA


Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Klinton tha se rrjetet ekstremiste islamike ndërmjet vendeve përbëjnë kërcënim më të madh ndaj Shteteve të Bashkuara sesa programet bërthamore të Iranit dhe Koresë së Veriut.

Zonja Klinton tha se administrata Obama është e shqetësuar rreth lidhjeve mes grupeve besnike të Al-Kaidës me baza në Afganistan, Pakistan, Arabinë Saudite, Jemen dhe Afrikën e Veriut. Ajo i bëri komentet në një intervistë të transmetuar sot nga rrjeti televiziv CNN.

Zonja Klinton tha se një Iran me armë bërthamore apo Korea e Veriut përbëjnë që të dyja një kërcënim real ndaj Shteteve të Bashkuara. Irani ka mohuar se kërkon të prodhojë armë bërthamore dhe thotë se programi i saj ka synime paqësore.

Korea e Veriut ka bërë prova të armëve bërthamore dhe ka bllokuar bisedimet gjashtë palëshe për çarmatim në kthim të ndihmës dhe nismave ndërkombëtare.//mm//

XS
SM
MD
LG