Lidhje

Ukrainë: Sondazhet nxjerrin kryesues kandidatin pro rus, z. Janukoviç


Anketat e opinionit me ukrainasit që dilnin nga qendrat e votimit, tregojnë se udhëqësi i opozitës, kandidati pro-rus Viktor Janukoviç ka fituar me një ndryshim të vogël votash ndaj rivales së tij, kryeministres Julia Timoshenko.

Anketat kombëtare të opinionit parashikojnë se zoti Yanukoviç ka fituar 48,7 për qind të votave, ndërsa zonja Timoshenko ka fituar 45,5 për qind.

Agjencia e lajmeve Reuters njofton se një anketë tjetër opinioni i jep zotit Yanukoviç 49,8 për qind të votave për kundrejt 45,2 për qind për kryeministren Timoshenko. Rezultatet zyrtare priten këtë javë.

Kryeministrja Timoshenko dhe zoti Janukoviç ishin kandidatët që fituan më shumë vota në raundin e parë të zgjedhjeve.

Fushata është shoqëruar me kritika dhe ofeza, madje ka shqetësime për protesta nëpër rrugë nëse kandidati i humbur nuk e pranon humbjen.

Zoti Yanukoviç, i cili shikohet si kandidati më i preferuar, mezi pret t’i rikthehet politikës. Ai u shpall fitues në zgjedhjet e fundit presidenciale në vitin 2004, por akuzat për manipulime masive si dhe protestat nëpër rrugë, që u njohën si Revolucioni Portokalli, çuan në zgjedhje të reja, të cilat ai i humbi përkundrejt kandidatit pro-perëndimor dhe presidentit të tanishëm, Viktor Yushçenko. //mm//

XS
SM
MD
LG