Lidhje

Ahmadinexhad jep urdhër për pasurimin e uraniumit në një shkallë më të lartë


Presidenti i Iranit i dha urdhër agjencisë bërthamore të vendit që të fillojë prodhimin e uraniumit të pasuruar në një shkallë më të lartë, ndërkohë që fuqitë botërore i bëjnë thirrje Teheranit që të pranojë një marrëveshje lidhur me pasurimin e uraniumit.

Në komentet që u transmetuan sot nga televizioni shtetëror, presidenti Mahmud Ahmadinexhad tha se i ka dhënë urdhër agjencisë së energjisë atomike që të fillojë pasurimin e uraniumit në 20 për qind. Irani thotë se do ta përdorë uraniumin për të furnizuar një reaktor kërkimesh.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të bashkëpunojnë për ta bindur Iranin të heqë dorë nga ambicjet e tij bërthamore. Sekretari Gates u tha sot gazetarëve në Romë se komuniteti ndërkombëtar duhet t’u japë më shumë kohë sanksioneve dhe formave të tjera të presionit, para se të shqyrtohet mundësia ndërhyrjes ushtarake.

Zyrtarët perëndimorë janë të shqetësuar se Irani mund të përpiqet të prodhojë uranium të pasuruar, që mund të përdoret për prodhimin e armëve bërthamore. (ze)

XS
SM
MD
LG