Lidhje

Toyota, riparim falas për makinat  hibride Prius


Shtypi japonez njofton se firma Toyota do t’u kërkojë qindra mijëra qyetarëve të çojnë për riparim falas makinat hibride Prius, një prej modeleve më popullore të Toyotës, që kanë frena difektoze.

Toyota nuk e ka konfirmuar këtë njoftim. Problemi me frenat mund të jetë i pranishëm në 270 mijë makina Prius që janë në përdorim në Japoni dhe në Shtetet e Bashkuara.

Toyota ka marrë rreth 100 ankesa nga individë të ndryshëm, që thonë se në situata të caktuara, përkohësisht, frenat duket se pushojnë së funksionuari.

Toyota, firma më e madhe në botë e prodhimit të makinave, ka tërhequr nga qarkullimi miliona makina të tjera të modeleve të ndryshme, që kanë probleme me pedalin e gazit.

Kongresi amerikan ka kërkuar zhvillimin e senacave dëgjimore lidhur me problememt me makinat Toyota. Seanca e parë pritet të zhvillohet të mërkurën, kur për të dëshmuar janë thirrur, presidenti i filialit të Toyotës për Amerikën e Veriut, Joshimi Inaba, si dhe zyrtarë amerikanë të sektorit të transportit dhe sigurisë.

XS
SM
MD
LG