Lidhje

Uashingtoni ende i bllokuar nga bora e madhe


Bora e madhe që ra ditën e premte dhe të shtunë ka paralizuar jetën normale në Washington, ku dhjetra mijëra punonjës të qeverisë sot kanë qëndruar në shtëpi, me përjashtim të personelit të domosdoshëm.

Shumë rrugë të lagjeve periferike të qytetit janë edhe sot të bllokuara nga bora, që në disa zona arriti deri në 60 centimetra, një rekord për kryqytetin amerikan.

Dhjetra mijëra banorë janë pa energji elektrike, ndërsa ekipet e emergjencës punojnë për rikthimin e energjisë në shumë lagje në periferi të kryeqytetit.

Stuhia e borës preku edhe shtetet Virxhinia, Merilend, Virxhinia Perëndimore, Pensilvania, Nju Xhersi dhe Delauer.

XS
SM
MD
LG