Lidhje

Zbulohet një varr masiv në afërsi të Tiranës


<!-- IMAGE -->

Në Shqipëri, një varr masiv me eshtrat që dyshohet t'i përkasin të dënuarve politikë të ekzekutuar nga regjimi komunist, u gjet në afërsi të Tiranës.

Mendohet të jenë të paktën 19 personat e varrosur në rrëzë të një kodre pranë malit të Dajtit. Ato u gjetën falë kerkimeve të djalit të njërit prej atyre qindra të dënuarve nga diktatura të cilëve regjimi u mohoi edhe të drejtën për të patur një varr.

Sipas asaj çka ka treguar për Gazetën Shqip, personi që gjeti këtë varrezë masive, kishte marrë informacione nga njerëz të cilët ishin përfshirë në ekzekutimin e të dënuarve politikë.

Ende nuk është e qartë se në cilën periudhë janë bërë ekzekutimet.

Eshtrat e të gjithëve, të gjetur me një plumb në kokë sipas asaj që tha sot Kryeministri Sali Berisha, do t'i nështrohen ekspertizës shkencore për të mundësuar identifikimin e tyre.

Kryeministri, i cili e konsideroi një lajm të trishtuar këtë zbulim, tha se kjo është një thirrje që shpritrat e viktimave të regjimit komunist i bëjnë shoqërisë shqiptare për të mos harruar krimet e diktaturës.

XS
SM
MD
LG